Kosova e ka mësuar shtetin në të cilin do ta zhvillojë ndeshjen me Bjellorusinë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
Më saktësisht, “Dardanët” do të përballen me bjellorusët në Greqi, mëson “Gazeta Express”.
Dueli i 19 qershorit, në kuadër të Grupit I ishte në opsion të luhej edhe në Turqi, por që në fund u vendos për opsionin Greqi.
Bjellorusia do t’i zhvillojë ndeshjet si vendëse jashtë territorit të saj për shkak të përfshirjes indirekte të Rusisë në luftën në Ukrainë.
Lojën me Zvicrën, Bjellorusia e zhvilloi në Serbi.
Ndërkohë, UEFA e ka në opsion edhe krejt përjashtimin e Bjellorusisë nga garat që i organizon ajo pasi kjo ishte kërkesë e eurodeputetëve.