Presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelensky, njoftoi të dielën se ka nisur çlirimi i territoreve ukrainase në Donetsk, raportoi BBC-ja të dielën.
Në një fjalim publik, Zelensky deklaroi se batalioni i 63-të i mbrojtjes tokësore ka çliruar një zonë në jug të Ukrainës, ndërsa batalioni i 54-t sipas presidentit ukrainas, çliroi dy lokacione në drejtim të Lysychanskut dhe Siverskut.
“Dëshiroj të bëj të ditur se batalioni i 42-të i këmbësorisë, falë veprimeve heroike, i çliroi dy vendbanime në jug të vendit tonë, deklaroi ai.
Zelensky shtoi se në mesin e vendbanimeve të çliruara është edhe fshati Visokopilya, në rajonin e Khersonit, ku u vendos flamuri ukrainas.
U raportua edhe për çlirimin e tokave pranë lumit Siverskyi Donets dhe në veri të Oblastit, por që nuk u konfirmua.