Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Komuna e Prishtinës ndanë nga 70 euro për fëmijë - Ky eshte kriteri -

Komuna e Prishtinës ndanë nga 70 euro për fëmijë – Ky eshte kriteri

Nga shtatori i këtij viti pritet të filloj subvencionimi i familjeve në vlerë prej 70 euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private.

Këtë e konfirmoi drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati.

“Por prej shtatorit pritet me fillu”, tha ajo për Front Online.

Prej kësaj shume, do të përfitojnë rreth 120 familje.

Por, Musmurati nuk përjashton mundësinë që vitin tjetër do të rritet buxheti për këtë subvencionim.

“Po kjo është për një vit, ndoshta vitin tjetër e rrisim buxhetin, kjo është hera e parë që po e bëjmë, të shikojmë njëherë sa aplikime po kemi, qysh po shkon puna”, deklaroi ajo

Përveç kriterit që është për ato familje që kanë të ardhura mujore më pak se 500 euro, Musmurati thotë se do të ketë edhe kritere të tjera.

“Tani jemi duke e bërë listën e kritereve të sakta, dhe listën e çerdheve që janë të licencuara prej ministrisë, çerdhet private, dhe mandej vazhdojmë”, tha ajo.

Musmurati më parë ka thënë se janë detyruar të bëjnë një bashkëpunim të tillë me kopshtet private, pasi që është numër tejet i vogël i kopshteve publike.

Komuna e Prishtinës ka miratuar vendimin për subvencionimin e familjeve në vlerë prej 70 euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *