Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
18-vjeçari kërcënon policët në Pejë: Sa t’dal ka me pa kush jom unë, me kallash ia kallëzoj qefin -

18-vjeçari kërcënon policët në Pejë: Sa t’dal ka me pa kush jom unë, me kallash ia kallëzoj qefin

Zyrtarët policorë shpesh herë janë cak i sharjeve e ofendimeve nga qytetarët, të cilët ka raste kur eskalojnë edhe në kërcënime e sulme fizike. Në këtë mënyrë ata përballen me vështirësi gjatë kryerjes së detyrave zyrtare e shpesh u rrezikohet edhe jeta, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Pejë, ku një 18-vjeçar dyshohet se ka kërcënuar zyrtarët policorë të cilët shkuan të intervenojnë për një rast të dhunës në familje.

Sinjali mëson se i dyshuari nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policore dhe si rrjedhojë e kësaj ai ishte arrestuar.

I njëjti teksa po futej në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, ka kërcënuar policët se posa të dalë nga stacioni do ta shohin se kush është ai, duke thënë se do t’ua tregojë qejfin me kallashnikov.

18-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *