Një aksident me pasojë vdekjen e një 35-vjeçareje është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Aksidenti u shënua në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, ku një automjet i tonazhit të rëndë me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka vdekur.