Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Çiftit gjakovar i mbaron shpejt dashuria, rrihen mes vete pas vetëm dy muajsh bashkëjetesë - përfundojnë në Polici -

Çiftit gjakovar i mbaron shpejt dashuria, rrihen mes vete pas vetëm dy muajsh bashkëjetesë – përfundojnë në Polici

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes partnerëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Mic Sokoli’ në Gjakovë, ku një çift dyshohet se janë përleshur mes vete.

Sinjali mëson se çifti në fjalë bashkëjetojnë që dy muaj bashkë, mirëpo vazhdimisht kanë probleme mes vete. I dyshuari disa herë ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij dhe të njëjtën e ka dëbuar nga shtëpia.

Zënka e fundit mes tyre ka ndodhur dje, ku 40-vjeçari ka sulmuar fizikisht duke e grushtuar partneren e tij, e cila ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e dhunës, ndërsa i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Por i njëjti është arritur që të kapet sot, teksa u shoqërua në stacion policor për intervistim. Para hetuesve policorë, ai ka mohuar ta ketë sulmuar të dashurën e tij, ku ndër të tjera është parë se ka lëndime në trup si pasojë e përleshjes me të.

Me urdhër të prokurorit, ndaj çiftit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *