Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar nga erëra dhe shira të rrëmbyeshëm, ka goditur sot pasdite Kroacinë.
Pullazet e shumë shtëpie janë rrëzuar dhe shumë automobila janë dëmtuar, raportojnë mediat kroate.
Ekipet për ndërhyrje të shpejta janë alarmuar, duke ndërhyrë në disa rajone, kryesisht përreth Cazmas.
Qendra e emergjencave 112 ka raportuar se ka pranuar thirrje nga shumë qytetarë, të cilëve u ka dalë në ndihmë.