Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Berisha për marrëveshjen serbo-ruse: Kërcënim për paqen në rajonin tonë -

Berisha për marrëveshjen serbo-ruse: Kërcënim për paqen në rajonin tonë

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha, ka reaguar pas marrëveshjes mes Serbisë dhe Rusisë për politikën e jashtme, duke thënë se kjo marrëveshje dëshmon qartë dhe përfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogël dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është “një Putin i vogël në Rajonin tonë”.

Berisha në një status në Facebook ka thënë se marrëveshja e Beogradit me Moskën pas agresionit rus në zemër të Europës ndaj një vendi të lirë, Ukrainës, fakton se sa iluzive janë përpjekjet për të shkëputur Putinin e vogël të Serbisë nga Putini i Madh i Rusisë.

Tutje Berisha tha se kjo marrëveshje dëshmon se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po punon me përkushtim për destabilizimin e rajonit dhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve.

“Duke dënuar me forcë këtë si një kërcënim për paqen në rajonin tonë, shtoj se marrëveshja për bashkëpunim në politiken e jashtme midis Moskës dhe Beogradit provon gjithashtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit me mbështetjen e ‘Ballkanit të Hapur’ po punon me përkushtim për hegjemoninë ruso-serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *