Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku janë lënduar 2 persona.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se Policia ka nisur hetimet që të zbardhen shkaqet e aksidentit.
“Sot rreth orës 13:00, në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti. “