Një femër ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të shtunë në Prishtinë, pasi është hedhur nga një ndërtesë në rrugën “Ilaz Kodra”.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Lajmin e ka konfirmuar për zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë.Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin” tha Ahmeti për GazetaBlic.