Myrto Uzuni protagonist absolut me Granadën në La Liga 2, pasi ka shënuar dy gola në pak minuta.
Beratasi që në minutën e parë e dërgoi topin në rrjetë dhe goli iu konfirmua me VAR, pas dyshimeve për një pozicion jashtë loje.
Uzuni fitoi edhe një penallti dhjetë minuta më pas dhe e ktheu vetë në gol, duke e çuar ndeshjen në 2-0.