Ditën e premtë mot edhe më i ngrohtë në vendin tonë. Do të ketë intervale si me diell, si me vranësira.
Vonë në mbrëmje, nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu. Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 5-15m/s, e në Dukajgin me hove edhe deri në 20m/s (70km/h).
Temperaturat minimale zbresin në 5C e 7C, e ato maksimale arrinë deri në 17C e 19C, njofton Prishtina Weather.
Në fundjavë mot i ndryshueshëm, me vransira e diell, por priten edhe zhvillime të rrebesheve me shi e bubullima orëve të pasdites. Mot më i ftohtë përfshinë vendin, në fillim të javës vijuese, me të reshura shiu që deri në mbrëmje, me rënie të temperaturës edhe shndërrohen në reshje bore.
Temperatura maksimale mbeten në 15C e 16C në fundjavë, e në fillim të javës zbresin në 8C e 4C.