Një 17-vjeccar që jetonte në Greqi në zonën e Oropou ka humbu jetën mbrëmjen e djeshme ndërsa ishte duke udhëtuar me motoccikletë.
Mediat greke bëjnë me dije se 17-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë ndërsa është përplasur kokë më kokë me një automjet, që drejtohej nga I.X.
I riu shqiptar është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë, ndërsa ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa drejtuesi i makinës ka braktisur automjetin pas aksidentit, duke lënë edhe viktimën e gjakosur në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja.
Por autoritetet kanë rrethuar zonë duke bërë të mundur edhe arrestimin e autorit, një 30-vjeçar shqiptar që banonte në Greqi.