Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Çka thuhet në raportin e Bankës Botërore për pagat në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e Serbi? -

Çka thuhet në raportin e Bankës Botërore për pagat në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e Serbi?

Teksa qeveria shqiptare ka një plan ambicioz për rritjen e pagave në dy vitet në vijim në administratën publike, vendet e tjera të Ballkanit gjatë dy viteve të fundit, por edhe këtë vit, kanë krijuar kushtet për një rritje më të lartë dhe më koherente të tyre.

Banka Botërore, në raportin e rregullt ekonomik 3-mujor, vuri në dukje se shumica vendeve në Ballkan aplikuan rritje të pagave në sektorin publik në fillim të vitit 2023.

Serbia, për shembull, rriti pagat me 12.5% për nëpunësit civilë në fillim të vitit 2023.

Reklama e sponzorizuar

Mali i Zi rriti pagat neto administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë me gati 20%.

Në Kosovë hyri një ligj i ri për pagat në sektorin publik, që synon të rrisë shpenzimet totale të pagave me 15%.

Maqedonia e Veriut po punon për një Ligji të ri të pagave, pas kërkesave të vazhdueshme nga Federata e Sindikatave.

Inflacioni rriti presionet për rritjen e pagave që më 2022 në të gjitha vendet e Rajonit.

Në Mal të Zi, paga mesatare mujore neto u rrit me 18.7% në terma realë në vitin 2022.

Në Shqipëri, më 2022, pagat nominale u rritën me 10.8% deri në dhjetor 2022 (ose 3.4% në terma realë), duke reflektuar rritjen e kërkesës për punë në sektorin privat.

Paga mesatare në Serbi u rrit me 13.8% në terma nominalë dhe 1.7% në terma realë. Më 2022, rritja ishte më e theksuar në sektorin privat sektori, ku paga mesatare neto u zgjerua me 17%, ndërsa pagat e sektorit publik u përmirësuan me 7.3%.

Në vitin 2922, pagat në Maqedoninë e Veriut u rritën me 11%. Megjithatë, inflacioni dyshifror i çoi pagat reale në rënie. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, rritja e pagave nominale ishte 14.2%, por në terma realë, pagat ranë me 0.5% në dhjetor.

Tre vitet e fundit, pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Shqipëri, duke thelluar diferencën mes të ardhurave që merr një punonjës në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, në krahasim me një shqiptar.

Paga mesatare bruto për këto vende luhatet midis 800-900 euro në muaj, nga rreth 520 euro që është mesatarja në Shqipëri, ose mesatarisht rreth 40% më e lartë sesa tek ne. /Monitor.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *