Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Hekuran Murati merr vendim, 250 euro shtesa veç për një kategori -

Hekuran Murati merr vendim, 250 euro shtesa veç për një kategori

Nga 200 euro e disa 250 euro shtesë nga paga bazë do të përfitojnë të gjitha ata që kanë kryer studimet jashtë vendit e që punojnë në institucionet publike. Kështu ka marrë vendim ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Ky vendim tregon aspektin diskriminues pasi punëtorët e tjerë nuk mund të përfitojnë nga kjo shtesë.

Këto shtesa vlejnë veç për “Skema e Profesionistëve të Rinj” (Young Cell Scheme- YCS”)”.

Çka duhet të dini?
Nacionale muaj më parë ka raportuar për miratimin e Rregullores për Shtesa dhe për Kushtet e Tregut të Punës.

Në këtë rregullore faviorizohen qartë të gjithë ata që kanë kryer programin “Skema e Profesionistëve të Rinj” (Young Cell Scheme) që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.

“Aprovohet Rekomandimi i Komisionit për Kushtet të Tregut të Punës Nr.02/2023 i datës 28.03.2023 për programin studimor të bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, “Skema e Profesionistëve të Rinj” (Young Cell Scheme- YCS”). – thuhet në vendimin të cilin e ka siguruar Nacionale.

Ata tashmë përveç financimit të studimeve, Qeveria po i favorizon edhe në shtesa. Nga tash, kjo kategori do të marrin shtesa nga 200 e 250 euro në muaj.

“Shuma e shtesës e tregut të punës për të punësuarit në vitin e tretë të obligimit është dyqind euro (200E), ndërsa për të punësuarit pas vitit të tretë të obligimit, dyqind e pesëdhjetë euro (250E).” – thuhet në pikën dy të këtij vendimi.

Mirëpo, e njëjta gjë nuk ndodhë për punëtorët që kanë kryer studimet në Universitetin e Prishtinës apo të tjerë dhe kjo tregon diskriminin dhe nënçmimin që vetë shetit i bën sistemit arsimor në vendit.

Çka thotë rregullorja?
Neni 7 i Rregullores për Shtesën dhe për Kushtet e Tregut të Punës thekson qartë që kushdo prej punëtorëve që është i punësuar në sektorin publik e që e ka kryer masterin (nivelin e dytë të studimeve) në Kosovë, nuk mund të përfitojë nga shtesat që përcaktohen me këtë rregullore.

Përshirja e studentëve që i kanë kryer studimet jashtë shtetit në shtesa, thekson se Qeveria po i favorizon për hërë të dytë të njëjtit, pasi atyre Qeveria ua financon edhe studimet jashtë vendit.

“1. Të punësuarit që kanë kryer studimet e nivelit të dytë të arsimit të lartë në programet studimore të financuara apo të bashkë financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës kanë të drejtë të përfitojnë shtesë për kushte të tregut të punës. 2. Për të përfituar këtë shtesë, duhet të plotësohen kumulativisht kushtet si në vijim: 2.1. programi i studimeve të nivelit të dytë të arsimit të lartë të jetë i financuar ose bashkë-financuar nga Qeveria e Kosovës; 2.2.të kenë të përfunduar studimet e nivelit të dytë të arsimit të lartë në universitete jashtë vendit; 2.3. të kenë vlerësim të performancës mbi notën “mirë”; dhe 2.4.të mos ketë masë disiplinore aktive për shkelje të rënda” – thuhet në nenin Neni 7, “Shtesa për kushte të tregut të punës për profesionet nga programet studimore të financuara ose bashkë financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës”.

Ndërkaq në një përgjigje për Nacionalen, Avokati i Popullit kanë bërë të ditur që do të trajtojnë këtë rregullore dhe do të dalë më qëndrim për këtë çështje.

Çka thotë Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi?

“2. Diskriminim është çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë në çfarëdo baze të përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, që ka për qëllim apo efekt të zhvleftësoj ose cënoj njohjen, gëzimin ose ushtrimin, në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave dhe lirive themelore të njohura nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës.” – thuhet në këtë Ligj.

Po ashtu, Neni 4 “Llojet e trajtimit të pabarabartë” flet për diskriminimin e drejtpërdrejtë i cili po praktikohet nga shteti në këtë rast.

“1. Llojet e trajtimit të pabarabartë janë si në vijim: 1.1. Diskriminimi i drejtpërdrejtë konsiderohet kur një person trajtohet në mënyrë më pak të favorshme sesa trajtohet, ka qenë i trajtuar ose do të trajtohet një person tjetër në një situatë të krahasueshme, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji;” – thuhet në nenin 4 pika 1 e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *