Ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së qeverisë ka mbajtur një konferencë për media.
Ai në fjalën e tij para mediave u shpreh se gjatë ditës së sotme pritet të bëhet shpërndarja e pagave për sektorin publik dhe shtesat prej 100 eurosh.
‘’Tashmë është bërë e ditur se sot gjatë ditës do të bëhet procesimi i pagave për sektorin publik e po ashtu do të procesohen shtesat në vlerë prej 100 eurosh për të gjithë pensionistët dhe fëmijët deri në moshën 16-vjeçare’’, ka thënë Murati.