Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“100 euro nuk na mjaftojnë për asgjë”, pensionistët i drejtohen Avokatit të Popullit -

“100 euro nuk na mjaftojnë për asgjë”, pensionistët i drejtohen Avokatit të Popullit

Pensionistët në Kosovë assesi nuk po pajtohen me pensionin prej 100 eurosh që e marrin aktualisht.

Ata po thonë se pensioni duhet të jetë sa paga mesatare e nivelit shtetëror.

Kurse, 100 euro nuk po u mjaftojnë për asgjë.

E, të pakënaqur me pensionin që marrin, ata kanë vendosur që lëndën ta dërgojnë tek Institucioni i Avokatit të Popullit.

Kështu, ka treguar kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi.

“E kemi dërguar lëndën tek Avokati i Popullit. Avokati i Popullit sipas të gjitha gjasave do ta procedojë në Gjykatën Kushtetuese. Pra, lëndën për pensionet kontribudhënëse e kemi dërguar tek Avokati i Popullit. Por, unë besoj që ajo tash është në Gjykatën Kushtetuese. Tek avokati i Popullit lëndën e kemi dorëzuar dje një javë”, është shprehur ai për Front Online.

Por, të pakënaqur me pensionet që marrin nuk janë vetëm pensionistët.

Me paga janë të pakënaqur shumë punëtorë që paguhen nga shteti.

Si shkak i kësaj, disa prej tyre tashmë kanë filluar edhe grevën.

Të mërkurën kanë hyrë në grevë 250 punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe të Qendrës Studentore për shkak të pagave të ulëta.

Nga pakënaqësitë që kanë lidhur me Ligjin e Pagave dhe me vlerën e koeficientit nuk po pajtohen edhe mësimdhënësit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se tashmë ka filluar edhe një siç e ka quajtur ai grevë e “heshtur”, tek mësimdhënësit.

Kryetari i pensionistëve: Në mars do të protestojmë

Por, ndryshe nga këta do të veprojnë pensionistët e vendit.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi ka deklaruar se për shkak të gjendjes shëndetësore pensionistët nuk mund të mbajnë grevë.

Sipas tij, këta të fundit në muajin mars do të protestojnë.

“E kemi shqyrtuar edhe ne që me bë protestë, por duhet të presim që të nxehet moti, për shkak që njerëzit janë të moshuar dhe nuk munden me qëndru, nuk kanë mundësi fizike. Pra, ne do të bëjmë protestë e jo grevë për shkak të gjendjes shëndetësore të pensionistëve. Në mars do të ndodhë protestë”, është shprehur ai.

Ditë më parë, Kryetari i Shoqatës së pensionistëve, Nijazi Gashi kishte paralajmëruar që do të ngrisin padi ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati.

Kjo, për arsye se siç kishte thënë ai që pensionistët nuk po përfitojnë krahas rritjeve që po bëhen nga Ministria e Financave.

Por, një padi e tillë ende nuk është bërë. Dhe, kjo për një arsye.

“Jemi në stadin që jemi duke i mbledhur të dhënat për të gjithë pensionistët në Kosovë dhe pastaj kemi me i paditë një nga një, por normalisht që padia duhet më u bë personalisht nga pensionistët. Padia, i bëhet ministrisë së Financave dhe Transfereve, pra ministrit Hekuran Muratit”, ka deklaruar ai.

Pension kontribut pagues i moshës – është pensioni i rregullt mujor për qytetarët e punësuar në Republikës e Kosovës, të cilët i kanë paguar kontributet, në ish-Fondin Pensional të Kosovës para datës 01.01.1999.

Shuma e pensionit kontribut pagues të moshës nga muaji janar 2016 ka pësuar ndryshime ku pensionet paguhen sipas kategorizimeve në bazë të nivelit të shkollimit si në vijim:

Kategoria e parë-pensionist i pa arsimuar ose me arsim fillor – shuma e pensionit është 182 euro;

Kategoria e dytë – pensionist me arsim të mesëm- shuma e pensionit është 198 euro;

Kategoria e tretë –pensionist me arsim të lartë – shuma e pensionit është 214 euro;

Kategoria e katër –pensionist me arsim universitar- shuma e pensionit është 265 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *