Një 11 vjeçare në rrugën “Shaqir Tershani” në Shtime ra nga ballkoni i katit të katërt të banesës së ku jetonte, ku si pasojë e plagëve të marra nuk arriti të mbijetoj.
Banorët e kësaj lagje i thanë televizionit prapa kamerës se e njëjta kishte pasur probleme shëndetësore
Sipas mjekëve në qendrën e mjekësisë familjare në ketë qytet, e vogla vuante nga sëmundja e epilepsisë. Derisa mjeku kujdestar, Ilaz Kadrijaj, i tha televizionit se me të arritur në vendin e ngjarjes vajza ishte pa shenja jete.
Familjarët e 11 vjecarës kanë hapur dyert për të pame në fshatin Godanc, teksa nuk pranuan të flasin asgjë në lidhje me rastin.
Vogëlushja pritët të varroset të dielën në varrezat e këtij fshati.