Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
13-vjeçari në Ferizaj aksidentohet me motoçikletë, dërgohet në spital -

13-vjeçari në Ferizaj aksidentohet me motoçikletë, dërgohet në spital

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe të shpeshta janë edhe rastet kur të miturit drejtojnë automjete, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident ka ndodhur edhe dje në rrrugën’Naim Beka’ në Ferizaj, ku një fëmijë është aksidentuar me motoçikletë.

Sinjali mëson se 13-vjeçari për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi timon dhe është rrëzuar nga motoçikleta.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital për shkak se ka pësuar lëndime trupore.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore, ai është liruar për në shtëpi.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *