Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
24-vjeçari shqiptar tregon si e vrau babain: Ishte i shtrirë në njërën dhomë, e qëllova 4 herë -

24-vjeçari shqiptar tregon si e vrau babain: Ishte i shtrirë në njërën dhomë, e qëllova 4 herë

24-vjeçari Hysen Meta i ka treguar Policisë së Durrësit të gjithë dinamikën e vrasjes së babait të tyre Pëllumb Meta 49 vjeç, që u ekzekutua më 10 Shkurt 2024 nga fëmijët e tij në shtëpinë e tyre në Shënavlash.

KlanNews ka siguruar dëshminë e Hysen Metës para grupit hetimor, i cili akuzohet si personi kryesor që ka shkrepur armën.

Sipas tij, krimin e kishin planifikuar dhe vendosën ta realizonin ditën e shtunë më 10 Shkurt.

Ai thotë se e kishte planifikuar bashkë me motrën Hygerta Meta 19 vjeç, ndërsa vëllai tjetër 22-vjeçar ndihmoi në fshehjen e kufomës.

Hysen Meta ka përjashtuar të ëmën nga përgjegjësia penale, duke thënë se ajo nuk kishte dijeni për krimin.

“Vrasjen e kishim planifikuar më herët së bashku me motrën. Vendosëm për ditën e shtunë (10 Shkurt) sepse ishim të gjithë pushim. Babi ndodhej në një nga dhomat e shtëpisë i shtrirë. Në shtëpi ishim vetëm unë, motra dhe vëllai tjetër. Mami po merrej me punët jashtë shtëpisë. Më herët kishim siguruar të gjithë materialet që na duheshin për të mbështjellë trupin. Unë e qëllova babin katër herë në trup. Aty ishte dhe motra, ndërsa vëllai i vogël hyri në dhomë vetëm pasi dëgjoi të shtënat. Nuk u ndikuam nga situata dhe të tre vepruam për ta mbështjellë dhe groposur. Dy ditë më pas (12 Shkurt) lëviza makinën e babit drejt pishave në sektorin Rinia. Në kthim më mori vëllai. Donim që të besohej zhdukja e tij. Më pas më 13 Shkurt vendosa të denoncoj zhdukjen e babit. Babi ishte autoritar dhe i padurueshëm në familje. Nuk kishim rrugë tjetër. Mami nuk ka pasur dijeni për ngjarjen”, ka deklaruar Hysen Meta.

Lexo edhe: E rrezikshme: Qytetarët vazhdojnë ta kalojnë rrugën në vendin ku vetura e mbyti një person
Policia e Durrësit ka arrestuar 3 fëmijët e Pëllumb Metës për vrasjen. Hysen Meta 24 vjeç akuzohet se ka shkrepur armën, vajza Hygerta 19 vjeç që ka qenë pjesëmarrëse në organizim dhe në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar për fshehjen e kufomës.

Bashkëshortja e viktimës është proceduar dhe po hetohet në gjendje të lirë dhe akuzohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e krimit.

Shkak i ngjarjes së rëndë në familje kanë qenë konfliktet e vazhdueshme dhe se viktima donte të fejonte vajzën Hygerta me një djalë të cilin ajo nuk e pëlqente.

Pasi vranë babain, trupin ja varrosën në kasollen pranë shtëpisë së tyre, ndërsa makinën e tij e braktisën në rrugë në sektorin Rinia. Më pas djali 24-vjeçar Hysen Meta shkoi në Policinë e Durrësit dhe bëri kallëzim për zhdukjen nga banesa të babait.

Por dy javë nga ky kallëzim, grupi hetimor i Durrësit zbuloi se nuk bëhej fjalë për largim të personit nga banesa, por për një krim të rëndë./TVKlan/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *