Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Rakiq goditet me shishe nga protestuesit -

Rakiq goditet me shishe nga protestuesit

Qytetarë serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Policia e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it kanë shtuar praninë në të tria komunat. Protestuesit kërkojnë që kryetarët e rinj të komunave të mos kthehen më në objektet komunale dhe njësitë speciale të Policisë të largohen nga veriu. Lajmi është në zhvillim.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kërkoi nga të tubuarit para ndërtesës së Komunës në Zveçan që të lëvizin, në mënyrë që të kalojnë dy automjete të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Të tubuarit nuk lejuan duke thirrur “tradhti”.

Kur ndaloi pranë mjetit të njësisë speciale, ata hodhën shishe boshe në drejtim të tij, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni.

Protestuesit i kërkojnë Rakiqit të mos negociojë ai me KFOR-in, por dikush tjetër

Protestuesit serbë, të mbledhur para Komunës në Zveçan, kanë kërkuar që ishkryetari i komunës, Dragisha Miloviq të negociojë me KFOR-in.

Qytetarët e mbledhur në Zveçan, siç raporton portali serb Kontakt Plus Mitrovica, kërkuan nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq që t’ia lirojë vendin e negociatave me përfaqë suesit e KFOR-it ish-kryetarit Dragisha Miloviq.

Protestuesit e kanë treguar hapur pakënaqësinë e tyre me Listën Serbe.

Megjithatë, Rakiq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, janë duke negociuar me KFOR-in.

Komandanti i KFOR-it i kërkon Rakiqit t’i largojë protestuesit para komunës

Komandanti i njësitit të KFOR-it, Angelo Mikele Ristucci, që gjendet para Komunës së Zveçanit, është dakorduar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, që të largohen dy autoblindat e njësitit special të Policisë.

Por, protestuesit nuk po largohen për të liruar rrugën. Negociatat janë duke vazhduar.

Rakiq ka thënë se qytetarët do të mbesin në atë vend derisa Njësiti Special i Policisë të largohet dhe kryetari i ri Izmir Zeqiri të mos lejohet të futet në objektin e Komunës së Zveçanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *