Qytetarët serbë të Kosovës të mbledhur para objektit komunal në Zveçan do të shpërndahen nëse njësitet speciale të Policisë largohen dhe KFOR-i vazhdon ta ruajë ndërtesën komunale.
Kështu raportojnë mediat lokale serbe në veri.
Kërkesa e re e serbëve të mbledhur në Zveçan, që sapo i është transferuar kolonelit amerikan, është që të gjendet një zgjidhje që njësitet speciale të Policisë së Kosovës të largohen nga Komuna e Zveçanit dhe që objekti të sigurohet nga KFOR-i, raporton Kontakt Plus Mitrovica.
Nëse kjo kërkesë plotësohet, qytetarët e mbledhur kanë thënë se do të shpërndahen. Pritet përgjigja e KFOR-it.