Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, u ka thënë përfaqësuesve të disa medieve kosovare, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ”duhet ta kuptojë se e ka shtëpinë në flakë”.
Kjo derisa, ”SHBA-ja është e brengosur se ai ka marrë hapa të pakoordinuar, dhe pasojat do të jenë të menjëhershme”, duke përfshirë edhe “moslobimin te shtetet monjohëse”, transmeton klankosova.tv.
Sipas tij, kjo është bërë e qartë me reagimin e ashpër nga niveli më i lartë, ai i Sekretarit Anthony Blinken.
Hovenier bëri të ditur se cilat janë dy kërkesat që Kurti duhet realizuar urgjentisht.
”E para, tërheqja e policisë nga ndërtesat komunale, dhe e dyta, që kryetarët e rinj të mos i ushtrojnë funksionet në ndërtesat komunale, meqë nuk kanë marrë më shumë se 3-4 përqind të votave”, tha ai.
Sipas tij, SHBA e kanë bërë ”të qartë se nuk mbështesin më projektet e përbashkëta dhe anulohet edhe edicionii e radhës të Defender Europe”. Kjo, derisa ”nuk do të ketë vizita të nivelit të lartë të Kosovës në SHBA”, u shpreh ai, transmeton klankosova.tv
LAJME TË NGJASHME
Kosova
Moti i vranët dhe me intervale me diell
2 months
Kosova
Policia mohon se u përfshi në qitje me armë zjarri në Leposaviq
2 months
Kosova
Vdes një pjesëtar i Policisë së Kosovës
2 months
Klan Kosova
Televizioni “Klan Kosova” u themelua në dhjetor të vitit 2008. Transmetimin e filloi që nga 17 shkurti i vitit 2009, me simbolikën e shënimit të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Impressum Privacy Policy
info@klankosova.tv
TV:
038 76 76 80
Portali:
048 888 092
NA NDIQNI NË
ZYRA E MARKETINGUT
ismail.xhela@klankosova.tv
+383 45 500 575
© 2023 Klan Kosova
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara