Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Rast i rëndë: Miku ther me thikë dhëndrin pasi kërkoi që gruaja e tij të marr hisen e familjes -

Rast i rëndë: Miku ther me thikë dhëndrin pasi kërkoi që gruaja e tij të marr hisen e familjes

Gratë vazhdojnë të ballafaqohen me një nga sfidat kryesore për zhvillimin e shoqërisë kosovare, në lidhje me të drejtën e tyre për të trashëguar pronën familjare. Edhe pse të barabartë para ligjit, si rezultat i mentalitetit tradicional shumë gra ende nuk e trashëgojnë pronën dhe me raste heqin dorë në mënyrë vullnetare nga hisja në familje.

Një rast i rëndë shkaku i problemeve të trashëgimisë ka ndodhur dje në fshatin Restelicë në Dragash, ku si pasojë e mosmarrëveshjeve mes miqve dhe dhëndrit, ky i fundit ka mbetur i plagosur me thikë.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur pasi dhëndri i familjes Cufta, kërkonte që gruaja e tij të marrë hisja që i takon, mirëpo kjo ishte kundërshtuar ashpër nga vëllai i bashkëshortes.

Si pasojë e kësaj mes tyre ka ndodhur edhe një konfrontim fizik, ku i dyshuari ka therur me thikë dhëndrin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore për çka u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal në Prizren.

Njësitë policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar dhe kanë shoqëruar në stacion për intervistim të gjitha palët e përfshira në rast. Po ashtu është konfiskuar edhe thika të cilën dyshohet se 63-vjeçari e përdori për ta therur dhëndrin e tij.

Gjatë intervistimit, para hetuesve policorë ata kanë deklaruar se vazhdimisht kanë pasur telashe lidhur me çështjen në fjalë, pasi që vëllai nuk dëshironte që t’ia japë pronën që i takon motrës së tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 63-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *