Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kurti: S’e dorëzoj republikën demokratike para një regjimi fashist, policët qëndrojnë në komuna -

Kurti: S’e dorëzoj republikën demokratike para një regjimi fashist, policët qëndrojnë në komuna

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar sonte për CNN-in, pas sanksioneve të ShBA-së karshi Kosovës dhe situatës së krijuar në komunat veriore.

Ai i është përgjigjur sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pasi ka kërkuar që të ndalen menjëherë masat e Qeverisë së Kosovës në veri, të cilat sipas tij, ishin të dhunshme. Blinken po ashtu kërkoi nga Kosova që ta shtensionojë situatën dhe të ripërqendrohet në dialog.

E shefi i qeverisë shprehet se “nuk mund ta dorëzojë republikën demokratike përpara një regjimi fashist”.

Mes tjerash, ai u pyet për reagimet e ashpra të bashkësisë ndërkombëtare si dhe për masat e marra nga ShBA-të. Sipas sanksioneve serioze amerikane ndaj Kosovës – ndër të tjera – vendi ynë u përjashtua nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023″.

Por, Kurti tregoi se së pari, ata kanë njohur rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill, të cilat u bojkotuan me të madhe nga serbët atje.

E pasi e kanë njohur këtë rezultat, Kurti thotë se kryetarët veriorë duhet të hynë në objektet komunale. Kjo është edhe arsyeja që BE-ja dhe ShBA-të qortuan Kurtin, pasi Policia e Kosovës i asistoi kryetarët e rinj shqiptarë që të futen në objektet komunale, për çka ka hasur në rezistencë të serbëve.

Prandaj, Kurti deklaroi se “Policia duhet të jetë në çdo komunë” në Kosovë. Ai tha se Policia e Kosovës do të afër ndërtesave komunale në veri derisa ka turmë të dhunshme jashtë saj. “komuna është për të gjithë, e jo vetëm për bandat kriminale”.

“Të gjitha trupat ndërkombëtare e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Posa të njohësh këtë rezultat, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në objektet e komunave. Kush tjetër duhet të shkojë në këto objekte, nëse jo kryetarët?”, tha ai. “Nuk do ta dorëzoj republikën demokratike për shkak të një regjimi fashist. Ne kemi shumë video dhe foto që shfaqin milicinë serbe duke qenë pjesë e bandave të dhunshme. Disa nga ta vijnë nga Kosova, por disa edhe nga Serbia. Serbia fqinje është autokraci pro-ruse”, u shpreh Kurti për mediumin amerikan “CNN”, transmeton Paparaci.

“Ata kanë urdhëruar këtë të ashtuquajtur xhandarmëri, për të shkaktuar trazira në Kosovë. Kemi një komunitet serb në Kosovë, që është 5% e popullsisë. Ne duam të jetojmë në një shoqëri multikulturore, por s’duam të kemi një minoritet të privilegjuar, sepse Beogradi do kompensim për bombardimin nga NATO-ja në kohën e Millosheviqit”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *