Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme -

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë në pesë ditët e ardhshme.

Të hënën pritet të ketë më shumë intervale me diell, ndërsa nga dita e martë dominojnë më shumë vransirat dhe periudha me shi, herë herë mjaft intenzive.

Njoftimi i plotë:

Të hënën më shumë intervale me diell. Nga dita e martë dominojnë më shumë vransirat dhe periudha me shi, herë herë mjaft intenzive.

28.05.2023 – Mot pothuajse vjeshtor po na paraqitet në javën e dytë të qershorit, sa i përket të reshurave. Mbetet edhe më tutje i paqëndrueshëm. Të hënën do të ketë edhe intervale me diell, derisa të reshurat mund të jenë më të izoluara përreth zonave malore.

Nga dita e martë vendi ynë do të jetë më shumë nën dominim të vransirave. Orëve të pasdite me zhvillime të rrebesheve me bubullima, vende-vende me reshje edhe më intenzive. Të mërkurën reshjet ka gjasa të shtrihen vetëm në pjesë perëndimore të vendit, derisa nga dita e enjtë të reshura priten kohëpaskohe që nga orët e mëngjesit në tërë vendin.

Temperaturat me tendencë të rënies edhe nën vlera mesatare, ku luhatën ndërmjet 20C e 25C, e ato minimale 12C deri 15C.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

5.06 – Më shumë intervale me diell. Pasdite me mundësi për riga lokale shiu, sidomos përreth viseve malore.

6.06 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe e bubullima. Lokalisht reshjet do jenë më intenzive.

7.06 – Mot kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

8.06 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Lexo edhe: E ulët: Burri në Vushtrri ia shpërndan ish-gruas fotot dhe videot intime pasi s’ia dërgoi vajzën në takim
9.06 – Kryesisht me vransira. Paradite riga lokale shiu, e pasdite dhe mbrëmje priten zhvillime edhe të rrebesheve me bubullimë.

Era do të fryjë kryesisht nga jugu e juglindja 3-7m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *