Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Muret e çara, detaje nga tërmeti që “shkundi” Zvicrën -

Muret e çara, detaje nga tërmeti që “shkundi” Zvicrën

Një tërmet i fortë e ka tronditur sot gjithë Zvicrën, shkruan Blick.ch.

Epiqendra ishte në zonën përreth Mulhouse në kufirin me Zvicrën, tërmeti është ndjerë më fort aty. Sipas sizmologëve, mund të ketë dëme të vogla.

Tërmeti është ndjerë edhe në pjesë të tjera të Zvicrës.

Një reporter nga Nidëalden ka treguar për momentin kur i përjetoi dridhjet e tokës.

“Doja të shikoja ndeshjen St. Gallen-Sion kur pothuajse më rrëzoi nga karrigia. E gjithë shtëpia ime u drodh”, tha ai.

Një tjetër tha se “E kam dëgjuar edhe dridhjen. Ishte si një aeroplan që fluturonte poshtë mbi mua.”

Pas tërmetit të parë, pas gati 10 minutash pati goditje të tjera të tërmetit. Me një forcë prej 2.8, kjo ishte pak më e dobët se e para, por ende e dukshme, shkruan Blick.ch. Sipas ETH, epiqendra e pasgoditjes ishte gjithashtu në Mulhouse.

Toka u drodh edhe në Aargau.

“Po punoja në zyrën time të shtëpisë kur papritmas ndjeva tërmetin. Në fillim u trondita pak. Ndihej vërtet e çuditshme”, shkroi një qytetar i Aargau.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *