Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Trusti pa bord që nga marsi, këto pritet të jenë pasojat -

Trusti pa bord që nga marsi, këto pritet të jenë pasojat

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar performancën e Trustit Pensional të Kursimeve gjatë vitit të kaluar.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se kthimi bruto nga investimet ka qenë negativ për -119.9 milionë euro, si dhe ka pasur rënie të çmimit të njësisë për -5.5 për qind.

Më tej, Hoti tha se Trusti Pensional nuk ka bord nga data 1 mars i këtij viti. E pasojat e mungesës së Bordit, ai thotë se janë të mëdha për qytetarët e vendit.

“Trusti Pensional nuk ka Bord nga data 1 mars 2023 dhe si rezultat: (1) nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve nga tregjet dhe instrumentet financiare, në të cilat ka rënie, dhe (2) kursimet e mbledhura nga Trusti nga 1 mars 2023 e këndej nuk do të mund të investohen në tregje financiare”, tha Hoti.

Në të dy rastet, ish-kryeministri dhe ish-ministri i Financave, tha se dëmet i bartin qytetarët që kanë kursime në Trust.

“Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së kanë përgjegjësi për këtë situatë”, ka shkruar Hoti në Facebook, derisa shtoi se këta të tre do duhej të propozonin me kohë anëtarët e bordit për votim në kuvend”, potencoi deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *