Ka përfunduar para pak minutash takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ambasadorët e vendeve të huaja në Kosovë.
Ky takim është zhvilluar pas ngjarjeve që kanë zënë vend në veri të Kosovës duke filluar me tensionet pranë objekteve komunale në veri e që kulmoi me kidnapimin e tre policëve kosovarë nga policia serbe në Leposaviq.
Ende nuk dihet se çfarë saktësisht është diskutuar në këtë takim.