Kriminelët dhe huliganët serbë gjatë ditës së premte kanë sulmuar gazetarët që po qëndronin pranë komunës së Leposaviqit.
Në pamjet e siguruara nga Dukagjini, shihen gazetarët duke ikur, teksa pjesëtarët e KFOR-it i pengojnë që të largohen nga kriminelët serbë që po i sulmonin me gurë dhe shok-bomba.
Për këtë sulm ka reaguar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, duke theksuar se me këtë sulm Beogradi dëshmon se nuk ka asnjë urdhër dhe shenjë ndaj këtyre grupeve që i menaxhon për ta qetësuar situatën në veri të Kosovës.
Konjufca e ka dënuar ashpër këtë sulm dhe ka kërkuar që kriminelët të vihen para drejtësisë.