Kryetar i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha ka akuzuar “Viva Fresh-in” për vjedhje dhe sipas tij kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë po i ndodh, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Hoxha thotë se një artikull që kushtoi 3 euro e 85 cent, ia faturuan 8 euro e 89 cent.
“Pse bre kurrë spo gaboni me i faturu ma lirë”, shkroi Hoxha.
Postimi i plotë:
M’ka ndodhe disa here keta te “Viva Freshit” me i nxone tu m’vjedhe n’fature mirepo kjo e sotit ke e tepert.Paramendoni nje artikull qe kushtonte 3 euro e 85 cent ma kishin faturu 8 euro e 89 cent.
Dmth. 5 euro hajni prej vetem nje artikulli.E arsyetimi i tyre si gjithmone i njejte, na falni se kemi gabu.
Pse bre kurre spo gaboni me i faturu ma lire.