Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Plakut në Lipjan Policia i gjen granata, kallash e armë tjera me municion në shtëpi, thotë se i ka që nga koha e luftës -

Plakut në Lipjan Policia i gjen granata, kallash e armë tjera me municion në shtëpi, thotë se i ka që nga koha e luftës

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Personat e armatosur zakonisht pasi kapen nga autoritetet, përfundojnë në telashe, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar dje në fshatin Janjevë të Lipjanit, ku njësitë policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e një të moshuari.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit në shtëpinë e 72-vjeçarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar granata dore, kallashnikovë, pistoletë, karikatorë e fishekë. Ai ka deklaruar se nuk posedon leje për armët në fjalë, mirëpo ato i posedon që nga koha e luftës së fundit në Kosovë.

Kjo ka bërë që i dyshuari të shoqërohet në stacion policor, ku është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit, i moshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *