Kosova do të zhvillojë sot me fillim nga ora 20:45 ndeshje e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Evropian në Budapest kundër Bjellorusisë.
Pas barazimit pa gola në ‘Fadil Vokrri‘ ndaj Rumanisë, ‘Dardanët‘ do të kërkojnë fitoren e parë në grupin I të kualifikimeve për Evropianin e ardhshëm pikërisht ndaj Bjellorusisë.
Ballafaqimi ndërmjet Bjellorusisë dhe Kosovës do të transmetohet direkt në dy kanalet televizive Klan Kosova dhe Art Sport 1.
Kujtojmë se Kosova ka tre pikë në grupin I pas barazimeve me Izraelin, Andorrën dhe Rumaninë.