Bashkimi Europian tani më ka ndërmarrë sanksionet e para ndaj Kosovës.
Në një përgjigje të tyre për mediat kosovare kanë renditur sanksionet ose dënimet që i janë shqiptuar Kosovës.
Krejt këto po vijnë pasi që Kosova sipas tyre nuk ka ndërmarrë asgjë për të depërshkallëzuar situatën e krijuar javëve të fundit në veri të vendit.
E ndër sanksionet e para prekin MSA’në dhe mos lejimin e Kosovës të marrë pjesë në ngjarje të nivelit të lartë.
“Kemi pezulluar përkohësisht punën e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në përgjigjen e tyre shkruan Express.
Ata thanë po ashtu se kanë informuar Qeverinë e Kosovës ditë më parë kët këto masa.
Sanksione priten edhe në fushën financiare thuhet në fjalën e tyre.
“Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e WBIF më 29-30 qershor”, thonë nga BE.