Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Po rrezikon paqen në rajon”, vjen deklarata e fortë për Lajçakun: Tani është kohë për të ikur! -

“Po rrezikon paqen në rajon”, vjen deklarata e fortë për Lajçakun: Tani është kohë për të ikur!

Opinionisti nga Shqipëria, Lutfi Dervishi ka thënë se tani është koha që Lajçak të ikë.

Sipas tij, Lajçaku me qëndrimet e tij të njëanshme po e rrezikon paqen në Ballkan.

Dervishi tha se e gjithë puna e Lajçak përqëndrohet në atë se çfarë kërkon Serbia.

“Që Lajçak ka humbur totalisht besimin e një pale, kjo nuk do mend e kalem, por që me sjelljen dhe aktet e tij po kontribuon për rritjen e tensionit kjo po provohet çdo ditë.

Në një anë Kosova jo vetëm e njeh Serbinë, por kërkon marrëdhënie normale në anën tjetër kemi Serbinë që nuk e njeh Kosovën. Në një anë kemi njërën palë që thotë: eja të merremi vesh, në anën tjetër kemi mesazhin: “ti për mua nuk ekziston”.

Dhe kur edhe ndërmjetësi i BE-së rreshtohet me agresorin, dhe kur ky “lehtësues” vendos lupën për çdo gjë në Kosovë dhe dylbinë për atë çfarë bën Beogradi është koha për t’i thënë e shkruar vetëm dy gërma: ik”, tha ndër të tjera Dervishi.

Postimi i plotë:

Lajçak, koha për të ikur

Lupë mbi Kosovën dhe dylbi mbi Serbinë

Miroslav Lajçak, prej tre vitesh i dërguari i BE-së për procesin e normalizimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, e ka mbushur kupën dhe duhet ta pijë që të mos derdhet.

E ka mbushur kupën jo aq me të shkuarën e tij:

-vjen nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën (nuk dihet nëse dhe kur do ta njohë)

-ka qenë ministër i jashtëm i Sllovakisë duke i dhënë porosi trupit diplomatik sllovak që të thoshte kudo se nuk e njohim Kosovën.

– ka miqësi të konsoliduar në Serbi

Lajçak e ka mbushur kupën me qëndrimet e njëanshme në dialog që rrezikojnë paqen në rajon. Kur ai mori detyrën, tri vite më parë, mes Kosovës dhe Serbisë flitej për normalizim. Sot kemi mbërritur në pikën që flitet për “ulje të tensioneve”

Nga një ndërmjetësues që duhet të dëgjojë dy palët, duhet të kujdeset për qasje gjithpërfshirëse dhe mbi të gjitha për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, Lajçak është shndërruar në rrezik për procesin e bisedimeve duke u bërë avokat i palës serbe dhe prokuror ndaj shqetësimeve të Kosovës.

Avokat i palës serbe deri në atë pikë sa edhe kur u njoh me aktin se një prej serbëve të komitetit menaxhues për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe ishte ndërkohë deputete e zgjedhur e Parlamentit të Serbisë, pa ju dridhur syri tha se: “nuk ekziston ndonjë kufizim që ta ndalojë atë”!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *