Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Çka po ndodhë me Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, flasin nga Ministria e Punëve të Brendshme -

Çka po ndodhë me Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, flasin nga Ministria e Punëve të Brendshme

Kanë kaluar më shumë se pesë javë që kur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte njoftuar se projektligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Projektligji për Zyrtarët Publik kanë dalë për diskutim në publik.

Në këtë ministri thonë se konsultimet publike kanë përfunduar. Megjithatë nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do të procedohet për miratim në qeveri, Projektligji për Pagat në Sektorin Publik.

“Pas përfundimit te konsultimeve Publike, Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar komente nga shumë institucione, shoqëria civile, sindikatat dhe qytetarë. Këto komente janë duke u shqyrtuar nga zyrtarët përgjegjës të Ministrisë. Pas adresimit të komenteve, Projektligji do të dërgohet për vlerësim të ndikimit financiar si dhe për vlerësim të përputhshmërisë me acqui të BE-së. Pas përfundimit të këtyre procedurave, Projektligji do të procedohet në Qeveri për shqyrtim dhe votim”, ka thënë për Indeksonline, Nora Fetoshi zëdhënëse e MPB-së.

Kujtojmë se propozimi i këtij projektligji ka nxitur reagime të mëdha në opinionin publik, veçanërisht pasi parashihet ulja e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

Deri më tash ende nuk është bërë e ditur se sa do të jetë vlera e koeficienteve për të ditur saktë se sa do të jenë pagat për të punësuarit në sektorin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *