Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rast të vdekjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që është raportuar para disa orësh në Polici. Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë dhe akoma nuk dihen rrethanat e vdekjes, teksa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për U.Behramin nga Mitrovica për vdekjen e të cilit familja e ka njoftuar Policinë.
Sinjali mëson se posa rasti është denoncuar, njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme dhe marrjen e informacioneve lidhur me vdekjen e të moshuarit.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, por s’janë dhënë detaje të tjera.