Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshmë në Prizren.
Një grua është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht babanë e saj.
E gjithë ngjarja sipas PK-së ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht babanë e saj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim te prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.