Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Kavajë.
Tragjike: Mbyten në Kavajë tre kosovarë, babai dhe dy djemtë e tij të mitur
Sipas njoftimit të policisë atje, tre pjesëtarë të një familje kosovare, babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det.
Mediat në Shqipëri raportojnë se bëhet fjalë për Elvis Halilajn 50 vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur.
Policia njofton se shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Sipas informacioneve paraprake, dallgët dhe era e fortë kanë ndikuar në ngjarjen e rëndë.
Tags: Elvis Halilaj, Kavajë, pushues kosovarë