Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Njihuni me 82-vjeçarin kosovar që vrapon 100 metra për 27 sekonda -

Njihuni me 82-vjeçarin kosovar që vrapon 100 metra për 27 sekonda

Halim Llugiqi, nga Dobraja e Madhe, një kohë mësimdhënës në këtë fshat, është i moshuari që arrin të vrapojë rreth 100 m për vetëm 27 sekonda

Ndërkohë që koha dixhitale po na detyron të qëndrojmë më shumë brenda dhe të fokusohemi tek bota virtuale, duket se kjo pjesë e ka motivuar edhe më shumë Halimin që të merret me aktivitet fizik, jashta saj.

Llugiqi gjatë intervistës së bërë nga Klan Kosova ka treguar për përditshmërinë e tij, përvojën e tij, angazhimin e hershëm në sport si dhe kohën kur ishte mësimdhënës.

Arritjen befasuese të Llugiqit e dëshmoi gazetari i njohur Kushtrim Bekolli, i cili e cilësoi ngjarjen si një dëshmi të fuqisë së shpirtit njerëzor.

Llugiqi, një entuziast i përjetshëm i aktiviteteve fizike, ka shpenzuar dekada duke përmirësuar aftësitë e tij fizike dhe angazhimi i tij për një mënyrë jetese aktive është shpaguar në mënyrë të jashtëzakonshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *