Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Falja e tatimit në pronë: Vjen lajmi i mirë nga Kuvendi -

Falja e tatimit në pronë: Vjen lajmi i mirë nga Kuvendi

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Tatimin në Pronë, që mundëson faljen e 100 eurove të tatimit për këtë vit.

Pro këtij Projektligji votuan 61 deputetë, ndërsa dy të tjerë abstenuan, ndër ta edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ndërkaq, partitë opozitare nuk morën fare pjesë në votim.

Ky Projektligj u përcoll me debate të shumta ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, të cilët kërkuan që i njëjti mos të miratohet pasi rritë tatimin në pronë.

Pagesa e tatimit në pronë në Kosovë mund të bëhet në dy këste. Afati për pagesën e këstit të parë është 30 prilli, ndërsa për këstin e dytë është fundi i muajit shtator. Tatimi në pronë është taksë vjetore komunale dhe përcaktohet nga shumëzimi i vlerës së pronës me normën tatimore. Kjo normë është 0.15 për qind e vlerës së përgjithshme të pronës.

Rritja e faturave të tatimit në pronë ka ndodhur pas vlerësimit të përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, që ka bërë MF-ja në fund të vitit të kaluar.

Pas këtij vlerësimi, tatimi në pronë për disa është rritur deri në 100 për qind, e për disa ka mbetur i pandryshuar, pasi vlera e pronës, pas vlerësimit, nuk ka ndryshuar. Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës e kanë kundërshtuar rritjen e tatimit në pronë.

Nga tatimi në pronë, buxheti i Kosovës ka të hyra vjetore deri në 40 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *