Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ky është 22-vjeçari i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se e kërcënoi të dashurin e ish të dashurës -

Ky është 22-vjeçari i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se e kërcënoi të dashurin e ish të dashurës

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre.

Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e shantazhet ndaj tyre. Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në Prishtinë, ku një person ka kërkuar ndihmën e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima e ka denoncuar në Polici të dyshuarin se e ka kërcënuar me armë zjarri derisa ndodhej në veturë me të dashurën e tij, e cila më parë ka qenë në lidhje me personin e dyshuar.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Lorent Llapashticën, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, nën dyshimet se fillimisht ia ka bllokuar rrugën viktimës e më pas e ka kanosur me armë.

Përballë kësaj situate, i riu ka vendosur që të raportojë atë që ka ndodhur, me ç’rast ka rrëfyer në Polici detajet se si ndodhi incidenti.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku e ka mohuar se e ka kanosur viktimën, por vetëm se ka kapur një komunikim të shkurt me ish të dashurën e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.

Rasti ëhstë konfirmuar tashmë edhe nga Policia e Kosovës.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *