Boksieri shqiptar Florian Marku, ka njoftuar se kundërshtari i tij i ardhshëm do të jetë irlandezi Dylan Moran.
Ndeshja do të zhvillohet në “Manchester Ao Arena”, më 2 shtator.Marku do të kthehet në ring, gati pas një viti.
“Mbas afërsisht një viti jashtë ndeshjeve erdhi koha për t’u rikthyer me fort se kurrë. Mezi e kam pritur këtë ndeshje! Ju pres te gjithëve atje”, shkroi Marku.