Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Rusia mund të shpërbëhet në 5 vende, zbulohet skenari i frikshëm, ja si do të përfundojë Vladimir Putin pas luftës -

Rusia mund të shpërbëhet në 5 vende, zbulohet skenari i frikshëm, ja si do të përfundojë Vladimir Putin pas luftës

Vladimir Putin duket se është nën presion të madh, me qindra mijëra viktima ruse në luftën në Ukrainë dhe ndarje të dukshme brenda rrethit të tij të ngushtë.

Kremlini i është dashur të përballet me pasojat e rebelimit të dështuar të grupit Wagner të luftëtarëve mercenar, me misterin që vazhdon lidhur me vendndodhjen e liderit të tij, Yevgeny Prigozhin.

Nga ana tjetër, kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës kundër Rusisë po vazhdon ngadalë, me SHBA-të që gjithashtu njoftuan së fundmi se do të dërgojnë bomba thërrmuese potencialisht vdekjeprurëse në vendin e shkatërruar nga lufta.

Mirëpo, fundi që duket se e pret Rusinë është edhe më katastrofik.Nicholas Drummond, një ish-oficer i Ushtrisë Britanike, i cili tani është një analist dhe konsulent i industrisë së mbrojtjes i specializuar në luftën tokësore, ka paralajmëruar për një skenar të tmerrshëm për botën.

“Rusia potencialisht mund të bëhet pesë vende të ndryshme në vend të një vendi të madh, por me kryekomandantët e luftës që secili konkurron për kontrollin e arsenalit bërthamor nëse ajo fillon të fragmentohet”, ka paralajmëruar ai.Ai shtoi për “Daily Express US”: “Është e pashmangshme që Putini të largohet, është çështje kohe se kur”.

Sipas tij, ndarja e Rusisë, është një perspektivë e tmerrshme dhe do të krijonte probleme të mëdha me pjesën tjetër të botës. “Drummond beson se grushti i dështuar i grupit Wagner ka “dobësuar absolutisht Putinin” dhe po ashtu e ka bërë rrëzimin e tij më të mundshëm dhe më të imagjinueshëm. Ai paralajmëroi se ndërsa viktimat vazhdojnë të arrijnë në qindra mijëra në fushë-betejë, po rritet edhe “zemërimi dhe pakënaqësia” nga popullata ruse për luftën në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *