Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Remi” në krah të Kurtit për rastin e Klan Kosovës: Në Republikën e Kosovës po vendoset rend -

“Remi” në krah të Kurtit për rastin e Klan Kosovës: Në Republikën e Kosovës po vendoset rend

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, e ka mbështetur vendimin e Qeverisë Kurti për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ai e ka nisur postimin e tij duke thënë se në Kosovë “po vendoset rend”. Më tej ai ka argumentuar qëndrimin e tij duke thënë se askush nuk ka të drejtë të vetdeklarohet si shtetas i Serbisë duke e mohuar shtetin e Kosovës duke “keqpërdorur adresimet Pejë-Serbi, Gjakovë- Serbi”.”

“Fjala e lirë duhet të garantohet por duhet të merret parasysh se shtete me demokraci shumë të zhvilluara kanë marrë e po marrin masa për të ndaluar keqpërdorimin e fjales se lirë sepse ky keqpërdorim, tashmë shihet si arsenal armatimi i pakontrolluar. Kjo ngase ‘fake neës’, në kohet moderne, vret me shumë se sa arma”.

Postimi i plotë:

Në Republikën e Kosovës po vendoset rend,na duhen funksionim korrekt i fjalës së lirë.Secili ka të drejtë të jetë shtetas i Serbisë, por jo në emer të lirisë së medias, me vetëdeklarim si shtetas i Serbisë, ta mohosh shtetin e Kosovës, të mposhtësh konkurentët tjerë në treg e që janë qytetarë të Republikës së Kosovës, duke keqpërdorur adresimet si “Pejë-Serbi, Gjakovë- Serbi”. Linjat e marrjes së programeve sportive apo të tjera përfitime në kundershtim me rendin kushtetues duke mashtruar dhe korruptuar gjithëçka qe takoni, duhet të ndalen. Konkurenca në tregun e shërbimeve duhet të zhvillohet e barabartë dhe jo të bëhet praktikë që të mposhten konkurentët me kleçka që vijnë përmes pak biznismenve që vinë nga Serbia, madje edhe duke u sjellë në kundërshtim me rendin kushtetues vetëm e vetëm që të deformohet tregu e të nxirren jashtë loje konkurentët lojal në tregun e lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *