Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Rrahet infermieri në vendin e tij të punës, Spitali i Përgjithshëm në Pejë del me reagim -

Rrahet infermieri në vendin e tij të punës, Spitali i Përgjithshëm në Pejë del me reagim

Spitali i përgjithshëm në Pejë ka reguar lidhur me një rast të një sulmi fizik ndaj infermierit në Emergjencën e Spitalit në këtë qytet.

Spitali në fjalë ka thënë se gjatë ditës së sotme një infermier është sulmuar në vendin e tij të punës në Emergjencë.

Me këtë rast, ata kanë shprehur indinjatën e të gjithë të punësuarve, teksa kanë thënë se ata presin përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve, e jo mosmirënjohje apo sulme sfizike.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka kërkuar mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe sidomos organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos na përseriten.

Postimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *