Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Mot me diell e vranësira për pesë ditët e javës së ardhshme -

Mot me diell e vranësira për pesë ditët e javës së ardhshme

Për pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se të hënën temperaturat maksimale do të jenë 28 gradë celsius, ndërsa të premten maksimalja do të arrijë në 36 gradë celsius.

Moti për të gjitha pesë ditët e javës:

E hëne – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët , vranësirat në pjesën e parë të ditës vende-vende mund te sjellin reshje afatshkurta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë celsius.

E marte – Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë celsius.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira te pakta, kryesisht për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë celsius,

E enjte – Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë celsius

Të premten – Mot kryesisht me diell. Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s.

-Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP, ndërsa IHMK bënë thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre, sepse pos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti./Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *