Një veturë e tipit BMW X6, është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Prizren -Suharekë.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Klankosova.tv se nuk ka të lënduar.
“Sot me datë 31.07.2023 reth orës 17:40 është raportuar se një automjet ka marr flak. Incidenti ka ndodhur në autostrad, në Duhël, Suharekë. Për një kohë është mbyllur kalimi në atë segment të autostradës e tani më rruga është liruar për qarkullim. Nga incidenti nuk kishte të lënduar por vetëm dëme materiale”, tha Bytyqi.
Pamjet janë siguruar nga kameramani Munir Flugaj.