Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Aksidenti me fatalitet në Istog, ky është burri që humbi jetën tragjikisht -

Aksidenti me fatalitet në Istog, ky është burri që humbi jetën tragjikisht

E hëna ishte tragjike për familjen Hajdarpashiq nga fshati Dobrushë i Istogut. Familjari i tyre, 77-vjeçar, u aksidentua dhe fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. Si pasojë e aksidentit edhe nëntë persona të tjerë mbetën të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se trupi i pajetë i Demko Hajdarpashiqështë dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuar janë arrestuar.

Në një njoftim të ri, Policia ka njoftuar se aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojё e mospёrshtatjes sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurt.

“Rreth orës 22:40, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dobrushё- Istog. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё traktor dhe dy automjete, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurtё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca, dhjetё (10) personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lënduar.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.”, ka njoftuar Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *