Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E rëndë: Gjendet i vdekur një 65-vjeçar – këto janë detajet e fundit -

E rëndë: Gjendet i vdekur një 65-vjeçar – këto janë detajet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në familjen Sallova në Mazgit të Obiliqit, ku vdiq tragjikisht një 65-vjeçar, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Kjo ngjarje ka tronditur jashtëzakonisht shumë familjen e të ndjerit, teksa kanë nisur hetimet për ta zbuluar motivin që e shtyu t’i jap fund jetës.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ruzhdi Sallovën, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se i njëjti ishte pa shenja jete.

Për motive akoma të panjohura, i ndjeri i ka dhënë fund jetës duke u varur në oborrin e shtëpisë së tij, ku u gjet pa shenja jete.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri e kishte paralajmëruar bashkëshorten e tij për vendimin që kishte marrë, por përkundër që familjarët tentuan ta shpëtonin, fatkeqësisht ishte vonë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *